Bisedimet në Bruksel:Destruktiviteti i serbëve nervozon BE-në

0

Delegacioni serb në Bruksel ishte shumë destruktiv.Në bisedimet e sotshme,serbët braktisën takimin në ora 16;30.Bisedimet u udhëhoqën nga ish shefi i kundërzbulimit usharak VOA, Dragan Vladisavlevic.

Ndërsa mediat raportuan për një përfarim qëndrimesh të raporteve mes delagacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, në bisedimet që u mbajtën sot në Bruksel.Kreyenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri konfirmoi pas përfundimit të takimit të grupeve punuese se palët janë dakorduar me elementet e planit të zbatimit.

Sipas saj, Kosova do t’a merr kodin telefonik, ndërsa kërkesën në emër të vendit do e bëj Austria. Gjithashtu,sipas Tahirit ekziston pajtimi që Operatorët nga Kosova e Serbia të bashkëpunojnë në fushën e roamingut me qëllim të zbritjes së tarifave.

Gjithashtu, sipas kryenegociatores kosovare, do lejohet përkohësisht një kompani e re e telefonisë në Kosovë e cila do ketë fushëveprim të kufizuar. Tahiri insiston se këtu nuk bëhet fjalë për operator të ri të telefonisë, meqë ai merret në Kosovë vetëm me tender.

Zyrtarisht delegacioni kosovar ka informuar edhe faktin se Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar që gjatë këtij muaji sërish të takohen në Bruksel dhe gjatë dy ditëve rresht të precizojnë secilin detaj të planit të zbatimit në lidhje me telekomin, në mënyrë që kjo gjë më pas të kaloj tek kryeministrat në takimin e tyre të ardhshëm.
Ndërsa burime pranë kryenegociatores Edita Tahiri, theksuan të kundërtën e asaj që u deklarua zyrtarisht. Bisedimet sipas tyre sot kanë shkuar keq.
Jozyrtarisht, këto burime theksuan se serbët kanë qenë desktruktiv gjatë gjithë takimit , saqë kanë nervozuar së tepërmi edhe zyrtarët e Bashkimit Europian.

” Serbët kanë qenë jashtëzakonisht destruktiv në takimin e sotshëm, cka është parë dhe nga zyrtarët e BE-së, të cilët të paknaqur me këtë fakt, janë nervozuar së tepërmi. Serbët nuk kanë pranuar asnjë kërkesë të palës kosovare, përfshirë edhe atë për kodin telefonik, për të cilin do të duhej të aplikonte Austria dhe Kosova ta merrte në shfrytëzim. Destruktiviteti i tyre shkoi aq larg saqë braktisën mbledhjen rreth orës 16 30″, tha për gazeten Blic,  ky burim, duke shtuar se serbet nuk kane pranuar asnje kerkese te Kosoves.

Bisedimet nga pala serbe gjatë ditës së sotshmë janë drejtuar nga Dragan Vladislavlevic, nga ish shefi i VOA, apo shërbimit të fshehtë ushtarak serb. i cili posedon gradën Gjeneral Brigade. Ai u emër drejtor i zyrës për Kordinim, që udhëheë me bisedimet me Kosovën nga qeveria e Serbisë, në muajin mars./gazetablic/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here