Binjaket më identike në botë, ndajnë të njëjtin shtrat dhe të njëjtin të dashur

0

Motrat binjake Lucy and Anna DeCinque, 28 nga Australia njihen si binjaket më identike në botë. Ato shpenzuan 130 mijë funte në operacione plastike që të ngjajnë edhe më shumë. Madje ato aq shumë e duan njëra-tjetrën saqë kanë vendosur që ta kenë një të dashur.

Dy binjake me dallim në lindje vetëm një minutë nga njëra-tjetra ndajnë gjithçka në jetë: një punë, një veturë, një llogari të Facebookut dhe një të dashur. Hanë të njëjtin ushqim dhe të njëjtën sasi të ushqimit.

Ato për të ngjarë edhe më shumë shpenzuan një pasuri të tërë në operacionet plastike për të zhdukur dallimet e vogla që kishin.

Të dyja patën ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, në buzë dhe në vetulla. Me një çmim prej 240.800 dollarëve australian ose 130 mijë funte.

Vajzat nga Perthi i Australisë kalojnë çdo moment së bashku, ato nuk ndahen as në shtrat të fjetjes. Anna dhe Lucy, që jetojnë më të ëmën, gjithashtu ndajnë një të dashur, që besojnë se është një lidhje e përkryer.

E nga e kaluara ato thonë se kurrë nuk e kanë pasur të njëjtin të dashur. Ata gjithmonë kanë qenë vëllezër ose të paktën shokë të ngushtë.

Anna tha: “Ne po takohemi me një djalë për momentin. Jemi tre persona në lidhjen që po e ndajmë”.

Lucy shtoi: “ nuk është e çuditshme për ne. Ne kemi një të dashur dhe të tre ndajmë një shtrat. Të gjithë djemtë duan të kenë dy të dashura. Ne kemi shije të njëjtë për gjithçka, andaj normalisht që na pëlqen i njëjti djalë të dyjave.

Edhe takimet e tyre i bëjnë treshe, ose të gjithë ose asgjë.

Njëra nga binaket thotë se nëna gjithmonë i ka njohur dhe ka ditur t’i dallojë por babai jo dhe ai gjithmonë i ka pyetur “ cila je ti?”.

Ato kanë pohuar se gjithmonë kanë qenë vështirë për tu dalluar nga të tjerët dhe shpeshherë kanë qeshur me të tjerët dhe e kanë zëvendësuar njëra tjetrën madje edhe në ngjarje tejet të rëndësishme.

Me ndërhyrjet kirurgjikale që kanë bërë duke e pasur si inspirim Kim Kardashian, binjaket tani është vështirë që të mos bien në sy dhe ndihen krenare për këtë, pasi që sa herë dalin nga sauna apo nga pishina ato marrin komplimente nga djemtë që madje shkojnë deri në kërkesë për martesë me të dy binjaket.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here