Binjaket e ngjitura që u ishte dhënë parashikimi i mbijetesës një, në një milion, tani po bëhen gati për universitet(FOTO)

0

Binjaket e ngjitura të cilave u ishte dhënë parashikimi i mbijetesës një, në një milion, tani jetojnë të lumtura dhe të shëndetshme në moshën 16 vjeçare, njofton “Mirror”, përcjellë portali ONLINE.

Dhe tani Zainab dhe Jannat Rahman janë duke shpresuar që t’i përmbushin ëndërrat e tyre duke studjuar në universitet.

Vajzat kishin lindur si një, të kapura për njëra tjetrën nga gjoksi deri tek abdomeni.

Kjo gjendje kishte sjellë deri tek rreziku i një operimi për t’i ndarë ato pas 6 javësh, kur mjekët u kishin dhënë atyre shancën e suksesit në operim në proporcion një, në një milion.

Megjithatë operacioni kishte patur sukses dhe tani Zainab dhe Jannat kanë festuar 16 vjetorin e lindjes.

Zainab and Jannat recently turned 16 and are aiming for different universities
Zainab and Jannat recently turned 16 and are aiming for different universities (Image: Steve Bainbridge)
Jannat and her sister Zainab were born conjoined but are now living a full life after surgery to separate them(Image: Steve Bainbridge)

Zainab është duke synuar të studjoj në Cambridge për të arritur ambicien e saj që të bëhet pediatre në spitalin ku janë shpëtuar jeta e saj dhe e së motrës.

Jannat është duke studjuar tri gjuhë dhe dëshiron të shkojë në Oxford. Ajo planifikon të bëhet avokate dhe të jetojë në Francë.

Zainab thotë: “Ndoshta do të jetë vështirë, por unë e kam kuptuar se ne do të jemi të pavarurua në disa pika.”

Jannat shton: “Njerëzit na pyesin neve se a do të jemi në rregull. Unë mendoj se do të jemi. Duke u rritur ne do të fitojmë më shumë vetëbesim.”

Prindërit që i kanë parë mrekullit e tyre të vogëla duke u rritur thonë se vajzat e tyre janë të pandara.

Babai Luther thotë se tani nuk është i merakosur për to.

Little miracles: Mum and dad with twins after op
Mum and dad with their miracle twins after the op (Image: Nicholas Bowman/Sunday Mirror)
Million to one: The chance doctors gave them of op survival
The girls were given a million-to-one chance of survival (Image: Sunday Mirror)

“Ato janë shumë të ngjashme dhe bëjnë gjëra të ngjashme. Edhe kur ato provojnë shumë që të bëjnë gjëra të ndryshme ato përfundojnë duke bërë gjënë e njëjtë. Unë besoj shumë që kjo ndodhë për shkak se ato kanë lindur të bashkuara.”thotë babai i binjakeve.

“Kur ishin më të vogëla ato uleshin nëpër dhomë dhe qesheshin me njëra tjetrën, para se të mund të flisnin. Ato gjithmonë kanë patur një lidhje të fortë mes vete.” shton ai.

E ëma e vajzave, Nipa, 36 vjeçe, flet me krenari për vajzat e saj për të cilat ishte frikësuar se nuk do të jetojnë.

Ajo thotë: “Duket e pabesueshme. Më duket sikur dje ishin bebe. Ato u rritën dhe unë jam aq e lumtur dhe krenare.”

Zainab dhe Jannat kishin lindur në Spitalin Homerton, në Lindje të Londrës më 2002.

Zainab sipas mjekëve ka qenë 60 për qind më e shëndetshme derisa Jannat ka vuajtur nga një vrimë në zemrën e saj.

Parashikimet për mbijetesën e tyre nuk ishin të mira por mjekët Prof Lewis Spitz dhe Edward Keily i përgatitën ato për operim pas 6 javësh, që u krye me sukses.

One-ders: Celebrating their first birthday
The little wonders celebrating their first birthday (Image: Nicholas Bowman/Sunday Mirror)
Off to school: Zainab and Jannat
Zainab and Jannat as they started school (Image: Steve Bainbridge)

Babai Luther thotë: “Ditën kur i morën ato për operim unë i mbaja ato dhe qaja. Lotët e mi ranë në fytyrën e Jannat dhe ajo vetëm më buzëqeshi. Ajo buzëqeshje sikur më thoshte ‘mos u brengos, unë po kthehem’.”

Dhe ato vërtetë ishin kthyer. Jannat kishte patur edhe 6 operime, që të rregulloi disa probleme të tjera dhe vrimën në zemër.

Derisa vajzat po festonin ditëlindjen e 16-të në praninë e 120 mysafirëve, Zainab thotë: “Ne jemi rritur me rrëfimin se çfarë ka ndodhur me neve. Nuk kishte ditë që prindërit tanë të mos e përmendnin atë. Kur u rritëm ne e kuptuam se sa e komplikuar ishte gjithëçka rreth nesh dhe se sa me fat ishim.”

Vajzat thonë se ishin 5 vjeçare kur i kishin parë për herë të parë fotografitë e tyre siq kishin lindur të ngjitura.

Jannat thotë: “Unë nuk mendoja se fotografia është reale. Ishte e quditshme të shikojmë se ne jemi ato. Në shkollën fillore na pyesnion se cila është më e vjetër dhe ne përgjigjeshim se kemi lindur të bashkuara.”

“Por ne nuk e kuptonim domethënien e kësaj deri vonë.”

Tiaras at 10: Jannat is on the left
Jannat, left, and Zainab on their 10th birthday (Image: John Alevroyiannis)

Zainab ishte më e zhurmshme derisa vajzat u bënë 4 vjeçe. Ato vetëm në moshën 10 vjeçare kur e kaluan natën e parë të ndara nga njëra tjetra. Jannat kishte fjetur tek gjyshja e saj atë natë.

Derisa ato rriten personaliteti i tyre ndrshon dhe tani Jannat është më aktive, më energjike e cila luan futboll e cricket për shkollën e saj.

Megjithëatë ato ende i kanë shokët e njëjtë, i ndajnë rrobat mes vete, përfundojnë fjalitë e njëra tjetrës dhe i bëjnë detyrat e shtëpisë së bashku, në të njëjtën tavolinë.

Zainab është më e mira në matematikë për moshën e saj. Ajo thotë: “Unë isha e interesuar për mjekësi në ndërkohë. Unë dua të bëhem pediatre dhe të punojë në Great Ormond Street.”

Jannat ende ka kontrolle për zemrën e saj por ka edhe probleme të tjera me infeksione si binjake më pak e shëndetshme.

Babai i tyre krenar mezi pret të shoh se çfarë do të arrijnë vajzat e tij.

“Për mua edhe deri në këtë ditë vetëm të di se ato janë ende me neve është e pabesueshme,” thotë ai.

“Unë u them atyre, bëni çfarë të doni, arrini atë që doni. Unë dua të them për familjet tjera me fëmijë të sëmurë të mos i humbasin shpresat. Gjithmonë ekziston një mundësi.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here