Biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi në shitje, ja çmimet

0

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka filluar shitjen online të biletave të ndeshjes së 8 tetorit, Shqipëri­-Serbi, e cila do të luhet në Elbasan Arena.

Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare në realizimin e ëndrrës drejt Evropianit, Francë 2016. Por, në anën tjetër do të jetë edhe e rrezikshmërisë së lartë takimi me serbët, duke ditur se çfarë ndodhi më 14 tetor të vitit të kaluar në Beograd.

FSHF­ja nuk ka bërë të ditur se sa bileta do të jenë në shitje dhe sa do të jepen ‘nën dorë’, në zyrat e saj, por vetëm ka njoftuar se ato kanë dalë në shitje online.

Çmimet e biletave te tribunat kryesore variojnë nga 6000 deri në 10000 lekë (7 euro deri në 42 euro).

Tribuna C2 dhe G2 = 1000 lekë

Tribuna C1, C3 dhe G1 = 1500 lekë

Tribuna D dhe F = 2000 lekë

Tribuna E = 3000 lekë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here