Bilen Saliji jep dorëheqje nga ministri i Drejtësisë, si akt moral për rastin e Almirit

0

Ministri i drejtësisë së Maqedonisë, Bilen Saliji ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i ministrit, si shkak kryesor është vendimi për rikualifikimin e aktakuzës për rastin e Almirit të vogël nga Kumanova, njofton TetovaSot.

“Me gjykimin për rastin Monstra dhe Sopoti u rikthye besimi tek unë por edhe tek opinioni, por me rastin e ditëve të fundit ndjej se ky besim në opinion dhe tek unë është i lëkundur me vendimin e prokurorit publik republikan pasi rikualifikoi aktakuzën për rastin e Almirit të Vogël. Ky vendim kontravers tani u kontestua edhe nga katër prokurorë publik republikan, të cilët informuan opinionin me qëndrimet e tyre”, theksoi Bilen Saliji.

“Pushteti gjyqësor është i pavarur dhe i tillë do të mbetet, por unë si njeriu i parë në ekzekutiv për shkak të lëkundjes së këtij besimi ndjej obligim moral të jap dorëheqje nga posti i ministrit të drejtësisë, jo si akt i dështimit, por si akt i cili do të jetë senzibilizues edhe më i madh i vëmendjes së institucioneve por edhe i gjithë shoqërisë të reformave të pakompromis të sistemit gjyqësor”, theksoi Saliji./TetovaSot/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here