BIK-un e vizitojnë qeveritarë, opozitarë e ndërkombëtarë për festë

0

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava ka pritur sot në selinë e tij një delegacion të kabinetit qeveritar, të udhëhequr nga kryetari i Qeverisë, Isa Mustafa.

Kryeministri Mustafa me këtë rast uroi gjithë besimtarët islamë per festën e Fitër Bajramit duke u uruar paqe dhe harmoni nëpër të gjitha familjet shqiptare.

Bashkë me Mustafën ishin edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaqi, ministrat Ferid Agani, Avdullah Hoti etj.

Po ashtu për ta uruar festën e Fitër Bajramit ishin edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, bashkë me deputetët e kësaj partie Pal Lekaj e Lahi Brahimaj.

Pritja tradicionale në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Bajramit të Madh ka filluar në orën 9:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në

mesditë.

BIK-un me rastin e festws sw Fitwr Bajramit e ka vizituar edhe Ruairi O’Connell, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Ai u prit nga kreu i këtij institucioni myftiu Naim Tërnava, i cili i pranoi mesazhet e urimet e ambasadorit me rastin e festës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here