BIK shkarkon nga detyra imam Shefqet Krasniqin

0

Bashkësia Islame e Kosovës e ka shkarkuar nga puna Shefqet Krasniqin, që ishte imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Këtë e ka thënë vet hoxhë Krasniqi, gjatë një interviste në një radio. Ai ka thënë se pas janarit nuk po ligjëron më në këtë xhami, shkaku i shkarkimit të tij.

Por, hoxha në fjalë, thotë se përkundër që nuk është më imam në ndonjë xhami, ai do të punojë dhe shërbejë në të mirë të xhematit dhe se nuk synon poste.

Shefqet Krasniqi u arrestua më 4 shtator 2014  nën dyshimin e nxitjes së urrejtjes ndërfetare dhe pastrim parash.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here