Bijë e nënë vrasin babain, përkatësisht bashkëshortin në Gurrë të Vogël të Burrelit

0

Krim i rëndë në një familje në fshatin Gurrë e Vogël në Burrel. Viktimë e këtij krimi ka mbetur shtetasi Ylber Lezi.

Dyshimet e para janë se 48-vjeçari është vrarë nga vajza dhe bashkëshortja e tij, brenda në banesë.

Policia i ka konstatuar plagë në kokë dhe trup, që dyshohet se i janë shkaktuar nga goditja me sende të forta.

Dyshohet se Ylber Lezi ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila kishte telefonuar policinë për ndihmë.

E gjendur përballë babait që po i dhunonte nënën, ka qenë vajza e çiftit, mosha e të cilës nuk dihet ende ajo që ka qëlluar me sende të forta në kokë babain e saj, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Në momentin kur policia ka shkuar në banesë, 48-vjeçari ka qenë i pajetë, ndërsa nënë e bij në gjendje shoku janë shoqëruar nga policia, për veprime të mëtejshme.

Sipas banorëve të zonës, i ndjeri ishte konsumues i rregullt i alkoolit, çka bënte që dhe problemet në familjen e tyre të ishin të vazhdueshme. Çështja është nën hetim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here