“Big Brother 8”:kush do ta zëvendësojë opinionisten Mimoza Ahmeti?

0

Pasi ka paralajmëruar nëpërmjet një statusi në Fb se mund të braktisë pozicionin e saj si opinioniste e “Big Brother 8”, në rrjetet sociale vazhdojnë pikëpyetjet se kush do ta zëvendësojë atë në këtë edicion të spektaklit.

Po flasim për personazhin simpatik, poeten Mimoza Ahmeti, e cila para tre ditësh reagoi online mbi një foto-montazh të postuar sipas saj nga Olti Curri. Shkak është bërë një foto dhe një video e shkurtuar që, sipas Ahmetit është montazh dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak.

Ajo bëri me dije se kjo ishte një tentativë për të futur atë në sherr me Edisonin, banorin e BB, i cili pas vendimit nga Vëllai i Madh u detyrua të linte lojën pa nisur ende mirë. Lidhur me këtë ngjarje, Ahmeti edhe pse i ka dërguar sms autores së progamit, Zefina Hasani nuk ka marrë një përgjigje nga ajo, por nga Olti Curri, sipas së cilës ka postuar foto-montazhin ka mbërritur përgjigjia.

Në kundërpërgjigje të reagimit të Ahmetit, Olti Curri i ka përcjellë asaj një mesazh, ku i linte të kuptohej që s’kishte pse ta merrte kaq seriozisht atë batutë. E ndërkohë që akoma nuk kemi një konfirmim nëse Mimoza Ahmeti do të vazhdojë në rolin e opinionistes në BB8, hipoteza të shumta kanë nisur të hidhen nga komentues online dhe jo vetëm.

Sipas disa komentuesve në rrjetet sociale, por edhe në biseda të ndryshme gazetarësh flitet se ekziston mundësia e rikthimit si opinionist i Virus Shalës, një personazh mjaft simpatik ky, komentet e të cilit shkaktonin reagime të forta tek konkurrentët, por edhe jashtë shtëpisë më të madhe në vend gjatë edicionit te parë të BB në Shqipëri. /kohajonë

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here