Bie shi marimanga

0

Një fenomen i çuditshëm ka habitur banorët e një qyteti të vogël në Brazil, teksa kanë parë se nga qielli binte një “shi i dendur” merimangash të vogla.

Pamja e rrallë është kapurpërmes një videoje amatore në Santo Antonio da Platina, një qytet rreth 250 milje në perëndim të Sao Paulo.

Videoja është realizuar nga një 20 vjeçar, i cili rastësisht ndodhej natën jashtë, kur ka vënë re pamjen e pazakontë dhe ka vendosur ta filmojë. Përmes videos me pamje të zmadhuara që shihni më poshtë vihet re se si një koloni e vërtetë merimangash të vogla qëndrojnë pezull në qiell, pasi mesa duket kanë krijuar një rrjet gjigante.

Biologët e kanë shpjeguar këtë si një fenomen natyror normal, pasi specia e merimangave në fjalë përcaktohen si jo të rrezikshme, që qëndrojnë zakonisht nëpër pemë ku krijojnë rrjeta të mëdha për të kapur insekte të tjera, ndërsa shfaqen zakonisht natën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here