Bie në grackë “specialisti” i këputjes së zingjirëve nga qafa e femrave

0

Hetuesë policorë nga Stacioni Policor i Prizrenit, dje në orët e pasdites e kanë arrestuar të dyshuarin N. Fetahaj, ngase dyshohet se i njëjti me datën 25 shkurt, në orët e pasdites ia kishte rrëmbyer një zinxhir të artë nga qafa një gruaje e cila po e shoqëronte fëmijën e saj nga shkolla për në shtëpi, ka njoftuar sot zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha. Në ato momente sipas njoftimit, i dyshuari kishte arritur të ikte në drejtim të panjohur. Pas raportimit të rastit nga viktima, grupi hetimor ka arritur që ta identifikojë të dyshuarin, ndërkaq sot kur është vërejtur në afërsi të Shkollës Fillore “Mati Logoreci” është ndaluar nga policë në rroba civile. “Pas prezantimit të policëve, i dyshuari e vëren se do të arrestohet, merr vrapin, por jo më shumë se nja 120 metra sepse policët nuk e kanë lejuar të ik më tej”, ka bërë me dije Berisha. Për rastin është informuar prokurori publik i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit. Ky person sipas policisë ka qenë recidivist i këtyre rasteve pasi dyshohet edhe për 3 raste të tjera të ngjashme të grabitjes së zinxhirëve nga qafa e femrave në qytetin e Prizrenit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here