Bie Jabllanoviqi, ligji për “Trepçën” në procedurë

0

PRISHTINË, 3 SHKURT – Nga sot ministri Aleksandër Jabllanoviq nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka thënë kryeministri Isa Mustafa në një konferencë shtypi sot në mbrëmje. Ai nuk ka shpjeguar nëse e ka shkarkuar ministrin Jabllanoviq apo ai ka dhënë dorëheqeje. Kryeministri Mustafa ka thënë se edhe ligji për shndërrimin e “Trepçës” në ndërmarrje publike është në procedurë dhe për të do të vendosë Kuvendi i Kosovës. Shkarkimi i ministrit Jabllanoviq dhe shndërrimi i “Trepçës” në ndërmarrje publike kanë qenë dy kërkesat e vetme të protestave të 24 dhe 27 janarit të organizuara nga Lëvizje Vetvendosje në Prishtinë dhe kërkesa edhe të protestës së paralajmëruar për nesër në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here