Besnik Limani, kampion bote në kategorinë WKU

0

Të shtunën e kaluar djaloshi nga Zajazi i Kërçovës mposhti në Oltën të Zvicrës boshnjakun Joviza Kokot, duke fituar me anë të pikëve. “Ky titull ishte një ëndërr imja, të cilën e realizova më në fund”, thotë Besniku për albinfo.ch, i cili me këtë sport merret më shumë se dhjetë vjet.

Limani, i cili në vitin 2012 ka fituar titullin WKF Internacional dhe në vitin 2013 ka fituar WUFC, titull të Evropës, është shumë i lumtur për suksesin e arritur dhe që ka mundur t’i gëzojë të gjithë shqiptarët që ishin në sallë.

“Ky sukses është shumë i veçantë për mua. Mbi të gjitha jam i lumtur që luftova me flamurin shqiptar. Falënderoj të gjithë ata që më përkrahën, e në veçanti publikun që ishte në sallë”, tha ai, duke premtuar se do të mundohet që asnjëherë të mos na zhgënjejë.

Në fund të bisedës Besniku theksoi se do ta shijojë njëherë këtë sukses dhe më pas do të vazhdojë përgatitjet për gara të reja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here