Ish ylli i Real Madridit po shkon drejt kampionatit francez, duke lënë zbrazëtirë në mbrojtjen e Besiktasit. Gjiganti turk po e shqyrton mundësinë e transferimit të Berat Gjimshitit nga Atalanta.

Berat Gjimshitin në vend të Pepes! Futbollisti i njohur shqiptar është bërë preferencë e Besiktasit, i cili ka mbetur pa ish yllin e Real Madridit.

Reprezentuesi i Portugalisë është duke shkuar Monacos duke lënë boshllëk në skuadrën e madhe turke. Bardhezinjtë po e shqyrtojnë mundësinë që Pepen ta zëvendësojnë me mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, i cili aktualisht luan në Serie A të Italisë me Atalantën, raporton Gazeta Express.

Berat Gjimshiti është 25-vjeç dhe vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 2 milionë euro.

Njëherësh futbollisti ka bërë përvojë të mjaftueshme për të luajtur pa problem në një kampionati siç është ai i Turqisë dhe të gjitha këto kanë bërë që Besiktasi ta vendos emrin e shqiptarit në listën e prioriteteve të afatit kalimtar të janarit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here