Besart Berisha vlerësohet edhe nga FIFA

0

Vlerësimi i radhës për bomberin shqiptar të Melburnit ka ardhur nga faqja e FIFA-s.

Fotoja e sulmuesit është edhe në faqen e parë të institucionit botëror të futbollit, edhe në brendësi të lajmit, ku FIFA ka bërë përmbledhje të ngjarjeve më të rëndë- sishme të vitit.

Për sulmuesin shkruan që është i vetmi lojtar që ka fituar dy herë radhazi “Ligën A” në Australi me dy ekipe të ndryshme. “Specialisti i finaleve dhe bomberi që ka fituar në dy ekipe të ndryshme, dy sezone radhazi”, është përshkrimi i FIFAs për Berishën.

Gjithashtu, përshkruan ecurinë pozitive të sulmuesit, me 21 golat e shënuar gjatë kampionatit dhe me golin e shënuar në finalen e madhe përballë Sidneit, si udhëheqës i Melburn Viktorit drejt suksesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here