Besart Berisha po do të luajë për Shqipërinë

0

Besart Berisha, sulmuesi i rrezikshëm nga Prishtina, nuk e ka përjashtuar mundësin që t’i bashkohet sërish Kombëtares shqiptare. Sulmuesi i ekipit australianë, Melbourne Victory, Besart Berisha, i ka dërguar një porosi selektorit të Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasit. Ish-sulmuesi i Hamburgut , nuk e ka përjashtuar mundësin që t’i bashkohet sërish ekipit kuqezi, të cilin e lavdëron shumë. “Dëshira ime është që të jem pjesë e Shqipërisë, por për shkak të largësisë së madhe nuk mund të luajë për momentin. Normalistë, që edhe unë dëshiroj që një ditë të rikthehm dhe t’i ndihmoj Kombëtaren”, ka thënë Berisha për SuperSport Kosova. “Kombëtarja është duke e luajtur futbollin më të mirë qe unë e kam parë. Ata janë përforcuar shumë dhe kanë pasur në viti të mirë. Meritat për këtë i ka dhe trajneri Gianni de Biasi”, ka theksuar ish anëtari i Brisbane Roarit. Berisha është duke shkëlqyer në kampionatin australian. Ai ka arritur që këtë sezon të shpallet kampioni i Australisë me Melbourne Victory. Kurse, këtë sukses e kishte arritur dy herë të tjera me Brisbane Roar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here