Besar Halimi në Bundesligë, nënshkruan me Mainz 05

0

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, ka lënë skuadrën nga Bundesliga 3, Stuttgart Kickers për të bërë një hap të madh në karrierë ku ka nënshkruar me Mainz 05. Skuadra elitare e Gjermanisë, Mainz 05, ka paguar rreth 800 mijë euro për gjilanasin e talentuar. Halimi shkëlqeu në kategorinë e tretë të futbollit gjerman duke bërë 14 asistime në ligë dhe kjo bëri që ai të kërkohej nga shumë skuadra. 20-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Mainzin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here