Besa Istrefi: Ëndrra ime është ta shoh veten në pasarelat botërore

0

Modelja, Besa Istrefi u lind në Mitrovicë. Në qytetin e njëjtë ajo ka kryer edhe shkollën fillore dhe të mesmen. Me modelizëm merret nga mosha gjashtëmbëdhjetë vjeç.Ajo ka marrë pjesë në shumë evenimente të modës në Kosovë. Në intervistë ajo ka treguar për aktivitetet e saj dhe ka shpalosur planet për të ardhmen.

Kush është Besa jashtë fushës së modës?

Jashtë fushës së modës është përditshmëria. Dalë si gjithë të tjerët, zakonisht më pëlqejnë vendet e qeta në pika të larta malore dhe jam adhuruese e skijimit.

Pse keni zgjedhur të merreni me modelim?

Arsyeja pse kam zgjedhur të merrem me modelizëm  ishte një ëndërrr nga fëmijëria dhe besoj që i plotësoj kriteret.

Në sa ngjarje të modës keni marrë pjesë?

Kam marrë pjesë në shumë ngjarje të modës si sfilata, katallogje, videoklipe dhe gara bukurie.

Cili është suksesi juaj më i madh deri më tani?

Suksesi im ka filluar në “Unë jam top model 2” dhe ka vazhduar me agjensinë më të madhe të modës në Kosovë “B models”. Gjithsesi duhet të ceket si njëri ndër sukseset edhe vendi i parë tek “Top model Dukagjini 2014”.

Cili është suksesi që dëshironi ta arrini?

Suksesi që deshiroj ta arrijë është ta shoh veten në pasarelat botërore.

A keni qenë pjesë e ndonjë projekti muzikor?

Po kam qenë pjesë e shumë projekteve muzikore.

Cilin drejtim keni dëshirë ta studioni?

Drejtimin që mendoj ta studioj është Dizajn mode.

A ju pëlqen leximi dhe ai kushtoni kohë?

Po më pëlqen dhe zakonisht kohën e lirë e kaloj duke lexuar.

A jeni e dashuruar?

Po jam.

A e njihni si dhe a e falni tradhëtinë?

E kam falur disa herë, por mendoj që nuk ia vlenë ta falësh.

Cili është mashkulli ideal në mendjen tuaj?

Mashkulli ideal është babai im, por kur u takova me partnerin tim vërejta që jam shumë e kënaqur me të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here