Bërnjakë: Kontrabandë mallërash me varkë

0

Njësiti policor në Bërnjakë të Mitrovicës ka hasur në një veturë kombi e cila ishte e ndalur në afërsi të liqenit të ngarkuar me mallra ushqimore në vlerë prej 2500 eurosh, pronë e një qytetari shqiptar. Policia e Kosovës ka bërë me dije sot se ky qytetar mallin e kishte ngarkuar në një varkë dhe me të njëjtën është larguar nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit 40% e mallit që ka mbetur në vendin e ngjarjes dhe kombi janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Doganës ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt gjyqësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here