Bernard Berisha mund të bashkohet me Shkëlzen Gashin e Taulant Xhakën te Basel

0

Bernard Berisha mund të bëhet bashkë te Baseli me Shkëlzen Gashin e Taulant Xhakën. Kjo pasi klubi nga Zvicrra është vetëm një nga ato që kanë shprehur interesim për shërbimet e pejanit të Skënderbeut të Korçës.

Një gjë e tillë konfirmohet për “Panorama Sport” nga vetë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.

Lokomotiva e Moskës, Baseli, Verona, por edhe klubet blege Anderlecht e Gent, mësohet se kanë bërë oferta zyrtare në klubin korçar.

Për efekt tratative, që në këtë periudhë mund të prishë punë, Takaj ka dashur ta mbajë të fshehtë emrin e ekipit të ri të Berishës, por gjithsesi ai ka deklaruar se janë dy-tre pista, për të cilat gazeta ka raportuar kohët e fundit.

“Po punojmë për Berishën dhe mendoj se brenda këtij viti do të mbyllim gjithçka. Jemi në kontakte me dy-tre klube që janë folur në media shpesh, por po presim që gjithçka të finalizohet. E sigurt është që Berisha do të jetë largimi i dytë nga Skënderbeu”, konfirmoi dje Takaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here