Berisha sulmon ashpër “Opinionin” e Blendi Fevziut

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka sulmuar ashpër emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevizu, në Tv KLAN, ku diskutohej për gjendjen e kriminalitetit në vend.

Në deklaratën e tij në Facebook, Berisha shkruan se emisioni “Opinion” u shndërrua në njërin prej më të neveritshmëve në historinë e medieve.

“Nga gjashtë pjesëmarrës, vetëm njeri u përpoq të thoshte gjysmë të vërteta për situatën dramatike të rendit, ndërsa të tjerët nuk kuptoheshin në ishin oficerë policie apo agjentë civilë te policisë por që bënë gjithçka të lehtësonin dhe avokatonin policinë”, shkruan Berisha në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here