Berisha: Ramën do e largojmë si Maduron me 16 shkurt… qoftë edhe me viktima

1
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Opozita shqiptare do të dalë në shesh më 16 shkurt për të kërkuar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, në atë që është quajtur protestë mbarëkombëtare e që vjen në një moment të tensionuar në politikën shqiptare.

Pasi është pyetur sesi opozita do ta rrëzojë Ramës, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në emsionin “Opinion” se kjo do të realizohet me të gjitha format e mosbindjes civile.

“Unë mendoj se opozita po del përballë historisë dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm. Nëse ka një regjim që keqësoi këtë vend pas Hoxhës është Edi Rama. Sot është bërë famoze mafia, një ministër ishte lidhur këmbë e kokë me drogën, vendos prapë një ministër që kishte vëllain trafikant, kjo tregon se shteti ishte lidhur këmbë e kokë me mafien. Ky është regjimi i kakistokracisë. Edi Rama është një mikromonstër njësoj si Maduro. Rama u futi policinë dhe studentëve dhe bëri atë që as Ramiz Alia nuk e bëri’, tha Berisha.

Ish shefi i qeverisë theksoi se njëjtë si Maduro në Venezuelë do të rrëzohet edhe “regjimi i Ramës”.

Teksa gazetarët i kujtuan se “vetëm sot ka 16 veta të vrarë në Venezuelë” dhe e pyetën se a do ta marrë mbi shpatulla opozita shqiptare “për Maduron (Ramën) këtë çmim”, Berisha u përgjigj: “Me çdo çmim, Maduro këtu duhet të largohet”.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here