Berisha: “Rama-Meta në funksion të krimit”

0

Deputeti i PD-së Sali Berisha ka thënë se Rama-Meta janë vënë në funksion të kriminelëve. Sipas tij, këtë e vërteton veprimi i sotëm lidhur me deputetin e PS-së, Koço Kokëdhima.

Postimi i plotë i Berishës

Per sivllaun Kokedhima qe dhunoi ne 150 raste Kushtetuten, kjo e fundit eshte thjesht nje rrecke!!

Te dashur miq, sot nen diktatin e Edi Rames, deputetet e “aleances se qelbesirave” votuan ne mbrojtje te Koço Kokedhimes, qe ka dhunuar ne 150 raste Kushtetuten e vendit duke marre ne kundershtim flagrant me nenin 70, piken tre te ketij neni, fonde publike pasi eshte bere deputet. Kushtetuta ne nenin 70 te saj, pika tre, sanksionon se: 3- “Deputetët nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre” dhe ne piken 4 te ketij neni Kushtetuta sanksionon se: 4 – Për çdo shkelje te paragrafit tre te ketij neni, me mocion te kryetarit te Kuvendit ose të një të dhjetës së anëtarëve te tij, Kuvendi vendos per dergimin e çeshtjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërine” e mandatit te deputetit.

Duke votuar kunder heqjes se mandatit te Koço Kokedhimes qe ka thyer ne 150 raste Kushtetuten duke marre pagesa nga buxheti i shtetit dhe bashkive e komunave te vendit gjate kohes qe ka mbajtur mandatin e deputetit. Edi Rama dhe Ilir Meta deshmojne se per ta Kushtetuta dhe ligji nuk ekzistojne dhe se jane ne gjendje te mbrojne edhe krimet qe lidhen direkt me dhunimin e ligjit themelor te vendit.

Me kete akt antikushtetutes Edi Rama dhe Ilir Meta vendosin haptas Parlamentin, pushtetin e mazhorances se tyre te qelbesirave dhe te krimit ne funksion te mbrojtjes se krimineleve, qe per tu pasuruar, shkelmonje cdo nen te Kushtetutes dhe ligje te vendit. Koço Kokedhima, sivllau i Edi Rames, qe mbahet si kryeministri dhe kryemafiozi i Jugut, eshte bere famezi per babezine e tij. per ndertimet pa leje ne kundershtim me ligjet ne Himare, Qeparo dhe ne Tirane. Ai eshte borxhliu i madh me nje borxhe dhjetera milione euro qe nuk i paguan shtetit. Ai njihet per tavanet e shkollave qe rinderton dhe qe bien mbi kokat e vogelushve, per banden e tij qe po vjedh dhjetera milione ne naften e vendit dhe si strehe e pedofileve ne punesimin e tyre si sekretar personal te tij, rasi i Agron Canes, apo ne mediat e tij!

Cdo dite qe ky kriminel i babezitur qe ka dhunuar ne menyre flagrante Kushtetuten per tu pasuruar ne menyre antikushtetuese, eshte sundim i krimit mbi ligjin themelor dhe Parlamentin e vendit!! sb

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here