Berisha: Rama e Meta nuk kanë të ardhme

0

Ish-kryeministri Sali Berisha në pamundësi për të folur në seancë ka reaguar menjëherë për mediat, duke e cilësuar mbylljen e shpejtë të punimeve si një kapitullim të mazhorancës. “Në kompleksin e krimit mazhoranca firmosi kapitullimin mbylli Parlamentin. Kjo është zgjidhja e tyre, 10 minuta mbyllën Parlamentin ia mbathën nga frika. Pra ky është një akt i pashembullt dhe nuk ka ndodhur në Parlament, burra si këta që ia mbathin nga protesta qytetare kundër krimit. Këta e mbyllën Parlamentin, ky është akti i turpit, i kapitullimit, por të ardhme nuk kanë. Kjo mazhorancë e udhëhequr nga krimi ka vetëm një alternativë: T’u hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. PD-ja është parti e vlerave, është parti e parimeve demokratike, parimet janë më të forta se të gjitha mjetet e krimit të kësaj mazhorance, se të gjitha qelbësirat sipas tyre që i kanë futur në administratë, ndaj dhe sot qytetarët shqiptarë protestojnë paqësisht pa incidente dhe pa dallime partiake. 12 marsi shënon fitoren e parë të qytetarëve që me vrullin e tyre përzunë nga Parlamenti mazhorancën”, deklaroi Berisha. Ndërsa kryeparlamentarja u shpreh se “Do të ishte në të mirë të tij, të drejtësisë të jepte dorëheqjen. Nuk e bëri, por mbylli seancën në 12 minuta. Është gati barsoletë. Të kthehet një mazhorancë e 1 milion shuplakave në 12 minutave seancë që u tremb kryeparlamentari. Pse kryetari ishte aq i trembur sa të mos duronte më shumë se 12 minuta. Kujtoni kur më binin bilbilat? Mbani mend të jetë mbyllur në 12 minuta. Për këtë seancë reagoi dhe deputeti PD-së, Mhill Fufi, i cili theksoi se Ku ka bërë vaki, është hera e parë të mbyllet për 10 minuta. Ata janë frikacakë nuk janë burra, kanë frikë nga revolta popullore”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here