Berisha: Monstra u kap

0

Edhe Sali Berisha e ka falënderuar policinë për kapjen e vrasësit të dyshuar të turistëve çekë në Dukagjin. Edhe pse nuk ia ka përmendur shprehimisht emrin strukturave të rendit, Berisha i ka falënderuar indirekt ato.

“Të dashur miq, monstra u kap! Ky është një lehtësim për shpirtin e viktimave, dy turistëve çeke, familjet e tyre dhe të gjitha ata që ndanë dje me ta dhimbjen dhe zinë e krimit monstruoz. Mirënjohje për të gjithë ata që ndihmuan dhe bënë të mundur arrestimin e këtij kanibali!”, – shkruante Berisha në Fb.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here