Berisha: Meta ofroi Parlamentin e 55 badiguardeve

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, aktualisht deputet, Sali Berisha, ka thenë se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka shndërruar sallën e Kuvendit në hapësirë për grumbullimin e badigardëve. Sipas tij, këtë dhuratë Meta i bëri Shqipërisë në vend të dorëheqjes. Berisha ka thënë se Meta në vend që të fliste për çështjet aktuale kishte zgjeedhur që të merret me atë dhe djalin e tij Shkëlzenin.

 

POSTIMI I PLOTË

Sot Ilir Meta, ne vend te doreheqjes i ofroi publikut parlamentin e 55 badiguardeve ne salle, Tom Doshin e shiti si deputet te PD dhe sot kaloi nga akuza “fajin e ka Saliu” tek akuza “fajin e ka Shkelzeni”.

Te dashur miq! Sot parlamenti shqiptar ngjiste me nje theater krimi, ku ne timon qendronte ai jashte ishte rrethuar nga nje batalion gardistesh dhe nje batalion çunash te krimit te Saimir Shullazit, ndersa brenda ne salle dhe mjediset e brendshme Meta kishte futur 55 badiguard dhe roje te veta. Ne fjalen time theksova se kjo eshte nje situate me kritike se kurre per vendin. Ilir Meta eshte i vetmi kryetar parlamenti ne bote qe eshte akuzuar per dy vrasje. Ai eshte akuzuar direkt nga Tom Doshi dhe doresi Bami se ka porositur vrasjen e deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi dhe ta gjitha alibite e tij rreth kesaj akuze deshtuan me turp. Situata eshte tejet kritike se Saimir Tahiri foli dje per here te pare si kryehetues, kryeprokuror, kryepolic i vendit, por dhe avokat i Bamit. Ai tha se te akuzuar per vrasjen e dy deputeteve jane edhe opozitare dhe familjare te tyre, prokuroria e pergjithshme dhe ajo e krimeve te renda. Tahiri pranoi se ai, si asnje minister rendi ne vendet e lira dhe ne dhunim te çdo ligji, ishte takuar tre here me Bamin, doresin e vrasjes se dy deputeteve, dhe natyrisht pasi e perpunoi dhe i fitoi zemren atij, pasi perfoli opoziten dhe prokurorine u deklaroi shqiptareve se Bami, klienti i tij, eshte i pafajshem sepse ai kurre nuk ka dashur te vrasi njeri.

Ne keto rrethana te paprecedenta ne historine e nje vendi kerkova si rrugedalje mbeshtetjen e hetimit nga prokuroria dhe doreheqjen e menjehershme te Ilir Metes nga kryetar parlamenti, pasi ai eshte direkt akuzuar me ze dhe figure nga deputeti Doshi dhe doresi Bami si porosites i vrasjeve te dy deputeteve.
Ilir Meta kesaj rradhe u mbrojt me trillimin bajat te denje vetem per te se Tom Doshi eshte deputet i PD dhe me keshillen e urte te Mjeros dhe papagallit te tij tha se fajin kesaj rradhe e ka Shkelzeni dhe jo Saliu.

Te dashur qytetare, ju ftoj te marrim te gjitha pergjegjesite per te nxjerre vendin, shoqerine dhe veten nga duart e zeza te krimit ne krye te mazhorances se qelbesirave qe po shkaterrojne Shqiperine!!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here