Berisha kërcënon me vdekje Stërkajn: “E di ku do përfundosh!”

0

Gjuha e ashpër është mbizotëruese thuajse në çdo seancë që Kuvendi i Shqipërisë mban. E përgjithësisht protagonisti kryesor është ish-kryeministri Berisha. Humbja e zgjedhjeve të 21 qershorit, të cilat u vunë në fokus të kësaj seance plenare, ka bërë që deputeti demokrat të shpërthejë në akuza ndaj qeverisë madje deri në kërcënime.

Ish-kreu i qeverisë së djathtë gjatë replikave me deputetin socialist të Shkodrës Paulin Stërkaj në lidhje me procesin zgjedhor, e ka kërcënuar atë me vdekje.

“Mbylle gojë, dëgjon. Mbylle gojën po të them. Me ty e kam. Shko qëllo me pistoletë ti demokratët, po e di mirë ti se do përfundosh, atje ku përfundojnë të gjithë”, i ka thënë Berisha, deputetit socialist.

Tensioni i lartë i replikave Berisha-Stërkaj është ulur me ndërhyrjen e nënkryetarit të Kuvendit Shpëtim Idrizi.

Por përgjigjja i erdhi edhe nga Stërkaj: “40 minuta në tribunë është bërë qesharak. E besojnë ata njerëzit e lidhur me krimin, ata të Malësia e Madhe e njohin. Nuk kam përdor pistoletë kur kam qënë në polici jo më tani që jam deputeti më i votuar”

Por ish-kryeministri i është drejtuar me tone të ashpra edhe deputetit tjetër socialist Sadri Abazit. “Ti mbylle mos fol se të njoh mirë”, – i tha Berisha.

“Si deputet i Tiranës zoti Berisha deklaroj se qeveria Rama pas 25 vitesh realizoi zgjedhje të lira e të ndershme. Eshtë fushata më e mirë që ka bërë në Tiranë pa shpenzimet që deklaroi Berisha”, – u përgjigj nga foltorja e Kuvendit deputeti Abazi.

abazi

Shqiptarja.com

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here