Berisha i kërkon Nishanit të merret me Prokurorinë e Përgjithshme, përmend konfliktin civil

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kërkuar nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, që garantojë veprimtarinë normale të Prokurorisë së Përgjithshme pas takimit të sotëm të krerëve të saj me me drejtuesit e Qeverisë. Sipas, Berishës, i cili ka komentuar në rrjetin social Facebook, situata e krijuar pas rastit Doshi është për shqetësim dhe se ajo mund të sjellë edhe konflikt civil.

 

POSTIMI I PLOTË

 

Keshilli i vrasjeve me porosi therret Prokurorin e Pergjithshem ne kryeministri me temen: heto po deshe!!

Te dashur miq, Keshilli i vrasjeve me porosi ne krye te parlamentit dhe ekzekutivit, Meta -Rama -Tahiri – Braho, therrasin sot ne kryeministri Prokurorin e Pergjithshem me temen: Hajde dhe na heto po deshe!!!

I bej thirrje Presidentit te Republikes te marre çdo mase per te garantuar veprimtarine normale te Prokurorise se Pergjithshme, ne kushtet kur kupola e krimit po ben cdo gje te destabilizoje vendin. I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem qe ne keto momente kritike per shoqerine shqiptare te hetoje dhe te ndjek penalisht te gjitha ata zyrtare te lart te implikuar ne nje projekt makaber qe do te zhyste vendin ne nje konflikt civil te papare. Ju bej thirrje qytetareve te ngrihemi fuqishem per te shpetuar vendin, shoqerine tone nga kreret e krimit qe drejtojne sot Parlamentin dhe qeverine e Shqiperise!!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here