Berisha flet për një “lidhje sekrete” të Ramës me një diplomate greke

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer mbrëmë në emisionin “Opinion” një histori nga koha kur ai ishte President i Shqipërisë dhe që ka lidhje me pasardhësin e tij në krye të qeverisë, Edi Ramën.

Berisha tha se Edi Rama gjatë viteve ‘92 deri në ’96 është përgjuar nga shërbimi informativ i asaj kohe dhe është zbuluar se ka pasur një lidhje, ndoshta dhe erotike me një diplomate greke, ndaj edhe ai i referohet shpeshherë kreut të qeverisë në gjuhën helene.

““Historia e emigrimit të Edi Ramës është e lidhur me një greke. S’do ta thoja këtu, po…ka qenë një diplomate Blendi, e njeh edhe ti. Shërbimet tona e ndiqnin Ramës dhe diplomaten, sepse u trash miqësia. Nuk ndiqej për gazetar apo autor, po për lidhjet me këtë zonjën. A e rekrutoi ajo Ramën, apo Rama atë, nuk e di, por në Paris ikën bashkë. Shërbimet informonin për problemet me vizat, me shitje vizash. Pra Edi Rama ka një të shkuar shumë të zymtë. Se cila ishte lidhja, erotike, apo pune, nuk mund ta them. Nëse do të ishte lidhje erotike, unë nuk merresha me të. Fakti është se ai u zhduk bashkë me të në Paris”, tregoi Berisha.

“As që mund të mungonte ky, por problemi është se dilte çështja e shitjes së vizave, dilnin gjëra të tmerrshme aty. Nuk po them se ishte agjent grek, se e rekrutoi ai apo ajo, nuk mund ta them. Po të pyesje shërbimin, shërbimi thotë se ajo e rekrutoi, por unë nuk po e them. Pse skam folur deri sot, sepse deri tani ka qenë i klasifikuar. Tani është deklasifikuar”, shtoi ish-kryeministri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here