Berisha e refuzon ftesën e Thaçit për debat publik, e thumbon nga larg

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëherësh ish-president i vendit, Sali Berisha, i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së tij për një debat publik mes tyre.

E, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Express, Berisha ka bërë të ditur se e refuzon ftesën e Thaçit për debat televiziv me të.

Teksa ka thumbuar Thaçin, Berisha ka thënë se më përpara do të dilte në debat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Udhëheqësin serb, Berisha e ka cilësuar “patron” të Thaçit.

“Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit”, ka deklaruar Berisha për Gazetën Express.

“Këtë e kam shprehur edhe më parë”, ka thënë ish-udhëheqësi shqiptar.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/berisha-i-pergjigjet-thacit-me-perpara-dal-ne-debat-me-vuciqin-sesa-me-ty-621924/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here