Berisha e dëshiron skenarin e Venezuelës për rrëzimin e Ramës

0
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se ka vetëm një skenar për të larguar Edi Ramën dhe ftoi shqiptarët të ndjekin shembullin venezuelian, duke ndërmarrë edhe sakrifica të mëdha.

“Pa rrëzuar Edi Ramën me çdo çmim dhe çdo kusht, shqiptarët të lirë nuk do të votojnë. Njeriu duhet të bëjë gjithçka për të shmangur më të fundit dhe më e fundit është që qytetarët të shkojnë në mosbindje civile. Kjo ishte prova e Edi Rama, pasi ishin të parat zgjedhje të përgjithshme. Ka vetëm një skenar që t’i kthehet vota e lirë  Shqipërisë dhe ai është skenari venezuelian. Shqiptarët duhet të sakrifikojnë”, nënvizoi Berisha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here