Berat, shembet me eksploziv hoteli VIDEO

0

Një prej hoteleve të ndërtuar në anë të lumit Osum dhe pranë urës së qytetit të Beratit ka fluturuar në ajër të mërkurën. Kjo pasi ai ishte pengesë për projektin për restaurimin dhe nxjerrjen në pah të vlerave arkitekturore të qytetit të Beratit. Objekti disakatësh ishte ndërtuar prej disa vitesh në këmbët e urës lidhëse të lagjeve muzeale, Mangalem dhe Goricë. Forcat xheniere të ushtrisë vendosën 350 mbushje me eksploziv në kolonat e betonit të këtij ndërtimi. Më herët, pronarët e hotelit larguan gjithçka, që mund të merrnin nga ndërtimi i tyre. Në orën 12.00 është kryer me sukses shembja, përmes shpërthimit të kontrolluar. Sipas IKMT-së, nuk pati dëme dytësore nga shembja me anë të eksplozivit, ndërsa dëshmitarët tregojnë se, në disa banesa në zonën muzeale pati dëmtime të xhamave të dritareve. Mjetet e IKMT-së nisën menjëherë largimin e inerteve nga zona. Pjesa më e madhe e tyre përfunduan në lumë, aty ku shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e një ishulli dhe një ure të re të gurtë.


https://www.youtube.com/watch?v=zP0eZyEtkQc

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here