Berat Buzhala pranon se ka fshehur pasurinë dhe dënohet me 1400 euro

0

Ish-deputeti i PDK-së në fillim u dënua me dy muaj burg dhe 200 euro gjobë, por pastaj i tërë dënimi iu kthye në dënim me para.

Para se të dënohej Buzhala për mosdeklarim pasurie në vitin 2013, avokati i tij Ibrahim Dobruna kërkoi që klientit të tij t’i mundësohet edhe në seancën e sotme deklarimi për pranim, ose mospranim fajësie.

Gjyqtari pas kësaj kërkese ia dha këtë mundësi ish-deputetit të PDK-së.

Berat Buzhala më pas e pranoi fajësinë, duke shpjeguar se pse nuk e deklaroi pasurinë para dy vjetësh.

“Nuk ka qenë qëllimi me e fsheh pasurinë, por me e hapë një debat. Unë pesë herë e kam deklaruar pasurinë time në Agjencinë Antikorrupsion dhe dy herë në media,” tha Buzhala.

Prokurori u pajtua me pranimin e fajësisë nga i akuzuari, ndërsa gjykata pastaj shpalli vendimin e saj, duke e dënuar Buzhalën me dy muaj burg dhe 200 euro gjobë.

Me pajtimin e të akuzuarit, gjykata dënimin prej dy muajsh burgim ia ktheu Buzhalës në dënim me para, duke e dënuar atë me 1 mijë e 400 euro gjobë.

Buzhala do ta paguajë edhe paushallin gjyqësor prej 50 eurosh./ KALLXO.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here