Berat Buzhala: “Pa e rrëzuar opozitën nuk mund të rrëzohet Qeveria”

0

Opinioninsti i gazetës Express, Berat Buzhala, ka thënë se pa e rrëzuar opozitën Qeveria nuk mund të rrëzohet.

“Kur ia tregojme vendin Amerikes… Ne te gjithe Evropen jug-lindore, pra ne bllokun e ish shteteve komuniste, prej vitit 1989 e tutje, zakonisht kunder Perendimit, me theks te vecante SHBA’ve dhe BE’se, kane qene partite ne pushtet. Arsyet kane qene te ndryshme. Kryesisht Perendimi i sulmonte qeverite e vendeve ne tranzicion se nuk po organizojne zgjedhje te lira, se nuk po i trajtojne si duhet minoritetet, se korrupsioni eshte galopant etj. Per shkak te ketyre kritikave qeverite e frustruara fillonin t’i sulmonin qeverite Perendimore se po i ndihmojne opozites. Realisht kjo edhe ndodhte. Opozita merrte zemer, duke e ftuar popullin ne perkrahje kunder qeverise. Ne mes tjerash, shumicen e herave, ne kete menyre binin qeverite dhe opozita e fitonte pushtetin, permes zgjedhjeve te lira. Sepse populli, qytetaret, ishin te prirur t’i besonin Perendimit, me shume se sa lidereve mashtrues. Ne rrethana normale ky skenar do te duhej te na kishte ndodhur edhe ne. Qe opozita ta sulmonte qeverine per korrupsion, per nepotizem, per mungese te rendit dhe te ligjit. Pastaj, padyshim, ata do te gjenin perkrahje ne Bruksel dhe Washington. Qeveria do te vihej ne nje pozite te palakmueshme, populli do te shikonte me kujdes te madh, zgjedhjet do te mbaheshin dhe opozita do te fitonte. Kurse ne punet i kemi berthprap. Çohet opozita e i thote Perendimit mos na u perzini ne punet tona te brendshme, se na e dime cka po bajme. Para kesaj opozite, ketij Perendimi, edhe pushtetet ne Beograd i thojshin mos u perzieni ne punet e Kosoves se ajo eshte ‘ceshtje e jona e brendshme’. Nja 10 vjet i thojke ne kete menyre. Fundin e dime te gjithe. Tash, ne kushte te reja, opozita po ia tregon vendin Amerikes. Per merak bre. Me e prek hunden. Fatkeqesisht: Na duhet me e rrezu kete opozite, per me e rrezu kete pushtet. Qeverine, ashtu cfare e kemi, e kemi fal kesaj opozite. Kjo opozite, qe tash i ka shpall lufte Amerikes dhe Brukselit, nuk do ta kete kurre perkrahjen e qytetareve. Keta te fundit e dine me se miri se a duhet me ja tregu vendin lidereve tane, a Amerikes:, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here