Beqiri për Topallin: Ky zvicrani, patrioti, më së pakti ka të drejtë të flasë për LDK-në

0

Faton Topalli i VETËVENDOSJES ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që t’i tregojë për alternativën e Qeverisë për themelimin e Gjykatës Speciale.
“E kuptojë që Specialja, ka të bëjë me qëndrimin tuaj kundër UÇK-së. Por deklarata juaj se do e themeloni Specialen, e konsiderojë që është jashtë rregullave të demokracisë. Unë ju kërkojë që këtu në Kuvend, e jo në Akademi përkujtimore të tregoni se cili është opsioni i Qeverisë për atë që ju jeni deklaruar publikisht”, tha Topalli, transmeton Klan Kosova.
Menjëherë pas përfundimit të pyetjes së Topallit, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka kërkuar nga Topalli që t’i ndalojë këto “shpifje”.
“Ky zvicrani, patrioti, më së pakti ka të drejtë të flasë për LDK-në. E dinë qytetarët se çfarë kontributi ka bërë LDK-ja, e po ta tërheqë vërejtjen që të mos shpifësh”, është shprehur Beqiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here