Beogradi kërkon të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, jo marrëveshja

0

Reagimet e zyrtarëve të Serbisë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave serbe, sado që ende jo nga nivelet më të larta, janë gjithnjë e më nevrike e më të papërmbajtura.

Pas Marko Gjuriçit, i cili në mënyrë ultimative kërkoi respektimin e marrëveshjes së nënshkruar më 25 gusht në Bruksel, ka reaguar edhe Milovan Drecun. Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Kushtetutën dhe qeverinë e Kosovës i ka cilësuar “të ashtuquajtura”. Ai është kategorik se nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh të reja në Bruksel lidhur me Asociacionin e Komunave serbe.

Drecun konsideron se bisedat janë dëshira të Vitit të Ri të disa politikanëve kosovarë, ndërsa shton se marrëveshja duhet të zbatohet, përcjell “Koha.net” raportimet e medieve serbe.

“Absolutisht nuk më intereson nëse vendosën e ashtuquajtura Gjykatë Kushtetuese dhe e ashtuquajtura qeveri e Prishtinës. Ata janë të detyruar të respektojnë marrëveshjen ashtu si është arritur, nuk ka shmangie. Nëse diçka nuk është në përputhje me Kushtetutën, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta. Nëse Brukseli kërkon që për marrëveshjen tashmë të arritur të bisedohet sërish, atëherë ky do të ishte një hap i madh prapa dhe ky proces do të ishte pa perspektivë”, deklaroi Milovan Drecun.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here