Beograd: Serbia nuk është Rusi

0

Liga Socialdemokrate e Vojvodinës (LSV) dhe Partia e Vojvodinës(VP)sot në një aksion të përbashkët në auto-rrugën te Beogradi kanë vendosur një baner të madh në të cilën i është shkruar një porosi presidentit rus Vladimir Putin, dy ditë para se ai të vizitojë Beogradin. 

Në baner, në gjuhën ruse shkruan: “Serbia nuk është Rusi”.

Baneri është vendosur në njërën nga urat e këmbësorëve mbi rrugë, në drejtim të aeroportit të Beogradit “Nikola Tesla”, në rrugën nga do të kalojë Putin të enjtën më 17 janar kur pritet ta vizitojë Serbinë, që ai të mund ta shoh dhe ta lexojë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here