Beograd: Asim S. është organizator kryesor i sulmit mbi Vuçiçin

0

Organizatori kryesor i sulmit në kryeministrin e Serbisë më 11 korrik në Srebrenicë është Asim S., i cili është funksionar i lartë i Partisë së Aksionit Demokratik që është në pushtet, shkruan “Blic” i Beogradit. Sipas pohimeve të kësaj gazete shërbimi i sigurimit serb ka incizime dhe fotografi që e dëshmojnë këtë.

Sipas informacioneve të “Blic” Asim S. është bashkpunëtor i liderit Bakir Izetbegoviq, ndërkohë që sipas të njëjtit burim për incidentin në Srebrenicë ai i ka mbledhur grupet e kriminelëve të afërt me Naser Oriqin të cilin Beogradi e kërkon nën akuzat për krime lufte mbi serbët.

Në njëjrën nga fotografitë që sipas “Blic” i posedon shërbimi i sigurimit serb, Asim S.  është i veshur në uniformë ushtarake me beretë në kokë ku shihet duke hedhur gurë në delegacioni9n serb dhe Vuçiçin.

Sipas informacioneve Asim S. “shihet se qëndron anash i ngarkuar me punë të besueshme, në lidhje me nëntokën e Sarajevës”.

Gazeta “Blic” e përshkruan këtë person si të lidhur me atë që e quan udhëheqës të krimit në Sarajevë  Ramiz Delaliq, derisa është futur në politikë. Delaliq është vrarë më 2007 në Sarajevë. Në vrasjen e tij sipas “Blic” është i përzier edhe Naser Kelmendi nga Kosova dhe shumë njerëz të tjerë me ndikim në Bosne e Hercegovinë.
Asim S. në profilin e tij në rrjetet sociale  pohon se gjatë luftës ka qenë vullnetar i ushtrisë së BeH në Srebrenicë dhe se ka qenë dy herë i plagosur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here