Ben Blushi: Maqedonia shtet i pabesë, do marrin fund shpejt

0

Deputeti socialist, Ben Blushi ka qenë sot në Kumanovë në Lagjen e Trimave ku ka takuar disa banorë të zonës.

Kjo lagje u bë një arenë luftimi pak ditë më parë ku pati përleshje mes policisë maqedonase dhe luftëtarëve shqiptarë.

Deputeti Blushi tha se “qëllimi i vizitës së tij ishte të shikonte gjendjen e civilëve të pafajshëm të goditur nga një shtet i pabesë”.

“Iu kanë cënuar pronat dhe dinjitetin njerëzor. Iu kanë cënuar pabesisht dhe padrejtësisht. Kur shteti është i pabesë, ky është fundi i tij”, ka thënë Blushi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here