Bën 11 operacione plastike për t’u dukur si Michael Jackson

0

Ikona e popit, Michael Jackson ishte një nga këngëtarët më të dashur në mbarë botën. Vdekja e Michael, hidhëroi shumë fansa të tij në mbarë botën.

Disa prej tyre megjithatë, kërkojnë ende ta mbajnë gjallë.  Shumë fansa të tij në përpjekje për t’i ngjarë sa më shumë, i janë nënshtruar një sërë operacioneve.

Ai që ka arritur t’i afrohet më së shumti është Leo Blanco. Ky i fundit ka nisur ndërhyrjet plastike që në moshën 15-vjeçare. Ai tashmë ka shpenzuar 30 mijë dollarë për 11 operacione plastike, vetëm me qëllimin për t’u dukur si ylli i popit.

Në një intervistë për “The mirror” ai është shprehur:

“Midis gjërave që dua unë, gjërave që duan prindërit e mi dhe gjërave që mjekët janë të gatshëm të bëjnë, do ketë gjithmonë luftë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here