Belgjikë:tensione të reja në qytetin Verviers,ndërprehet konferenca mbi terrorizmin dhe radikalizmin

0

Në muajin janar të këtij viti në Verviers të Belgjikës ndodhi incidenti i vrasjes së dy xhuhadistëve dhe zbulimi i një rrjeti xhihadistësh që kishin qëllim sulme terroriste në Belgjikë.

Gjashtë muaj pas kësaj ngjarje,Parketi i qytetit Liege dhe ai Federal zbuluan fotografi skandaloze,që tregonin festën e disa personave pranë dy trupave xhihadist të vrarë pas autopsisë.Këtë skandal e bëri të ditur gazeta frankofone DH dhe ngjarjen e përcjelli portali ONLINE  (http://www.portalionline.com/?p=15539).

Sans titre 2

Pikërisht sonte në Verviers duhej të mbahej konferencë mbi radikalizmin dhe terrorizmin,konferencë e organizuar nga reformatorët e Qendrës Gol .Mbledhja u ndërpre shkaku i një alarmi dhe u shty për një afat të pacaktuar.Sipas shtypit belg,dyshohet se kërcënimi vjen edhe si rezultat i divulgimit të informacioneve dhe fotove skandaloze të mëngjesit të sotëm në shtypin frankofon.Në konferencë ishte planifikuar të flitej për masat e ndërmarra të Qeverisë prej janarit në luftën kundër terrorizmit.

Bëhet e ditur se nxjerrja e fotografive nga salla e Institutit të Mjeksisë Ligjore të qytetit Liege,ka nxitur reagime dhe ka rritur tensionet ndërnacionale në regjion dhe më gjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here