Belgjikë:pronari i një autoambulance pajisë punëtorët me jeleka antiplumb

0

Christophe Jaegers,pronar privat i shërbimit të ndihmës së shpejt “Moreau-Jaegers”,ka pranuar porosinë e 4 jelekave antiplumb për punëtorët e ndihmës së shpejt (autoambulancës).Diçka jo e zakonëshme!Secili nga këta jelek antiplumb ka kushtuar hiq më pak se 1250 euro,që në total i bie 5000 euro shpenzime të paparashikuara për bugjetin e ndërmarrjes së tij të ndihmës së shpejt.”Janë të njëjtit jelek që i bartin edhe policia federale,por në këtë rast për auto ambulancierët e mi”-thotë Christophi.Këta jelek janë të një teknologjie të lart,i rezistojnë edhe plumbave 9 mm dhe magnum 357.Por rezitojnë poashtu edhe armëve të ftohta,raste me të cilat ballafaqohen punëtorët e autoambulancës  “Moreau-Jaegers”të qytetit Soumagne në Belgjikë.Ndryshe këta jelek përveç që janë anti plumb,janë edhe të konstruktuar kundër armëve të ftohta.”Këto ditë punëtorët e mi kanë marrë telefonatën të marrin një alkoolist dhe pikërisht në kohën kur e kanë futur në autoambulancë,ka ndodhur diçka që një infirmierë dhe mjek nuk e pret,ai ka nxjerrë thikën dhe i ka sulmuar personelin në makinë!”-thotë Christophi./burimi La Meuse/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here