Belgjikë:Festojnë me shampanjë mbi trupat e dy xhihadistëve të vrarë në Verviers

0

Dy foto të zbuluara ditët e fundit kanë krijuar një skandall në Belgjikë,përkatësisht në Institutin e Mjekësisë Ligjore Inspektoriati gjeneral i policisë,të martën ka zbuluar se pas autopsisë së dy xhihadistëve të vrarë nê qytetin Verviers,persona ende të paidentifikuar kanë pirë shampanjë dhe kanë festuar para trupave të dy xhihadistëve të vrarë.-citon DH,në numrin e sotëm.

media_l_7763187

Konfirmimin për ngjarjen e bëri edhe Prokurori i përgjithshëm i qytetit Liege,Christian De Valkeneer.Personat në foto nuk janë mjek ligjor.Prokurori gjeneral flet për “sjellje të papranueshme dhe të papërgjegjëshme”.Me ngjarjen është informuar edhe prokuroria federale dhe poashtu gjyqi i specializuar kundër ngjarjeve terroriste.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here