Belgjikë:arrestohet nga policia vetëm pse fotografon kishën

0

Amar është sirian dhe jeton në Belgjikë që 6 vjet.Të dielën,me smartfonin e tij bënë 3 foto të një kishe në Laarne,një qytet i vogël në regjionin flaman.Duke parë se para kishës kishte një grumbull njerëzish,atë e bënë kureshtar dhe i kujton një foto të vjetër që e kishte parë te një shok i tij,dhe pa një pa dy kjo e shtyn të marrë disa foto,pa e ditur se kjo do të ketë « çmimin » e vet.Ndërkohë pas pak ai arrestohet nga policia.Fillojnë intervistimet,konfiskimi i smartfonit,kompjuterit të tij. »Ata donin të dinin nëse unë isha një xhihadist,por jo,unë nuk jam terrorist »,shprehet ai për televizionin VRT. »E kuptoj që policia dëshiron të jetë vigjilente,por tek unë zbarkuan 12 polic ,e kjo më duket e tepruar ».Organet e drejtësisë kanë deklaruar se nuk kanë asnjë vepër që ta ngarkojnë Amarin,dhe se ai është i lirë pas 23 orë qëndrimi në polici.

E gjithë kjo situatë e nervozizmit,panikut dhe e pasigurisë po ndodhë pikërisht në kohën kur disa shtete të Evropës së Perëndimit po ballafaqohen me një situatë të tendosur dhe me nje vigjilencë të shtuar pas atentateve të 7 janarit në redaksinë e revistës satirike « Charlie Hebdo » dhe pas intervenimit të policisë dhe vrasjes së dy terroristëve në Verviers të Belgjikës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here