Belgjika riatdheson një shqiptar ende pa i përfunduar dosja gjyqësore:shkaktim vdekje në komunikacion

0

Ministria e Punëve të Brendëshme të Belgjikës ka riatdhesuar shqiptarin me inicialet L.F i moshës 59 vjeçare ende pa i përfunduar procedura e azilit.Shkak i kësaj u bë aksidenti që L.F kishte shkaktuar një aksident vdekje me skooter ndaj 54 vjeçares Francine Beaulen derisa ajo shkonte në punë në qytetin Anvers,30 kilometra nga Brukseli.

11 ditë pas aksidentit viktima vdes në spital nga plagët e shkaktuara.L.F në vend që ta ndihmonte viktimën kishte ikur nga vendi i ngjarjes,ikje të cilën avokatët e “arësyetojnë” me mungesën e dokumenteve të identifikimit.Ai dorëzohet në polici një muaj pas ngjarjes dhe lirohet pas pas kohe me kaucion me një kërkesë të gjyqit që të gjejë një adresë banimi.Në ndëkohë Ministria e Punëve të Brendëshme,zyra për të huaj,merr vendimin dhe e riatdheson drejt shtetit të origjinës Shqipërisë.”Është e pakuptueshme vendimi i Misitrisë së Brendëshme për ta kthyer në Shqipëri sepse kështu ata e kanë ndalur procedurën ende pa përfunduar”.-thotë avokati Tim Smet.

Një ekspert thotë se problemi kryesor është tek komunikimi në mes Gjyqit dhe Ministrisë së Punëve të Brendëshme.Kjo mund të sjellë problem në vete sipas ekspertëve ligjorë sepse Shqipëria nuk ekstradon qytetarët e vet  për në shtetet tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here