Belgjika ngrin xhirollogaritë bankare të ambasadorëve rus në NATO dhe BE

0

Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë xhirollogaritë bankare të ambasadorëve rus në Bruksel janë ngrirë nga shteti belg.Kjo ishte edhe arësyeja që Ministri i Jashtëm rus e ftoi në urgjencë ambasadorin e Belgjikës në Rusi Alex Van Meeuwen për të protestuar kundër këtij veprimi të Mbretërisë së Belgjikës.

Diplomacia ruse njëkohësisht denoncon edhe ngrirjen e xhirollogarive bankare të ambasadorëve rus në Belgjikë,si ata në NATO,në BE dhe të organizatave ruse që veprojnë në Belgjikë.Autoritetet ruse e konsiderojnë këtë si akt të padrejt dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe kërkojnë nga autoritetet belge që të marrin masa të menjëherëshme për anulimin e një vendimi të tillë arbitrar,transmeton agjensia e lajmeve Interfax.Në të kundërtën federata ruse do të jetë në obligim të ripostimit dhe të ndërmarrë masa ndaj pasurive të patundëshme të Belgjikës në Rusi,ndaj ambasadës në Moskë.Ambasadori belg Alex Van Meeuwen u zotua se do t’ua përcjellë porositë e Moskës autoriteteve belge në Bruksel.

Sipas agjensisë së lajmeve ruse ky bllokim arriti shkaku i mos respektimit të Rusisë ndaj një vendimi të Gjykatës së Hagës lidhur  me aferën “Luokos” shkak i së cilës Rusia u dënua nga një gjykatë në Hagë të dëmshpërblejë disa ish aksionarë Loukosit me një shumë 50 milion dollarë./Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here