Belgjika e gatshme të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, e ka pritur sot në takim ambasadoren e Belgjikës në Bullgari, jorezidente për Kosovë, Anick Van Calster. Kryeparlamnetari i Kosovës e ka falenderuar ambasadoren Van Calster për përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika ka dhënë dhe po jep për Kosovën dhe, njëkohësisht, ka shfaqur nevojën për vazhdimin e mbështetjes së shtetit belg për procesin e integrimit evropian të Kosovës. Veseli e ka njoftuar diplomaten belge për zhvillimet aktuale në vendin tonë, si dhe për angazhimet e institucioneve të Kosovës për krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Duke e falënderuar kryetarin Veseli për pritjen, ambasadorja Van Calster e ka theksuar nevojën e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës dhe ka shfaqur gatishmërinë që ta shtyjë përpara këtë proces. Ajo i ka vlerësuar të arriturat e deritashme të Kosovës në shumë fusha dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen. Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për mundësitë e avancimit të raporteve ndërmjet dy parlamenteve dhe konkretizimit të tij në segmente të veçanta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here