Bekim Çollaku: Liberalizimi do të ndodhë më 2016, kjo është e sigurtë

0

Ministri për Integrime Bekim Çollaku thotë se raporti për vizat do të publikohet pas disa ditësh.

Ai thotë se megjithatë, është koha kur BE duhet të tregojë vullnet politik dhe konfidencë që gjërat po shkojnë në drejtim të duhur.

Çollaku thotë se Kosova ka bërë të pamundurën dhe së shpejti do t’i shihet fundi edhe këtij procesi.

“Sot Këshilli i BE-së ka publikuar konkluzionet e tyre për zgjerimin dhe procesin e stabilizim asocimit. Gjersa janë për tu mirëpritur elementet e këtyre konkluzioneve për shumë pjesë të procesit të integrimit evropian, dhe duke e ditur që jemi fare në fund të procesit kjo ka qenë një shans I humbur nga shtetet anëtare për të dhënë një sinjal më pozitiv për qytetarët e Kosovë në aspektin e liberalizimit të vizave, sepsë një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt. Unë vetëm mund ti jap jehonë deklaratës së Zëvendëskryeministrit Thaçi ku ka shprehur paknaqësisnë dhe dëshpërimin me gjuhën shumë të rezervuar të shteteve anëtare. Nuk është koha për paqartësi por eshte koha kur BE duhet të tregoj vullent politik dhe konfidencë që gjërat po shkojnë në drejtim të duhur. Ne e kemi bërë të pamundurën dhe së shpejti shihet fundi edhe procesit të liberalizimit të vizave, por edhe i një dinamizimi të agjendës integruese evropiane”, ka thënë Çollkau për Gazetën Express.

Ai thotë se raporti i fundit vlerësues nga Komisioni Europian do të publikohet ditëve në vijim.

“Pas disa ditëve po presim  të publikohet raporti I fundit vlerësues nga  Komisioni Evropian qe do te qartesoj se ku qëndrojmë teknikisht me përmbushje të kushteve. Këtu nuk presim befasi sepse është bërë punë teper serioze per kater vite. Në bazë të punës së bërë si dhe përkushtimit tonë do të jam konfiedent se së shpejti pas publikimit të raportit, Komisioni Evropian do të dërgoj rekomandimi për liberalizim të vizave te shtetet anëtare dhe parlamenti evropian. Liberalizimi do të ndodhë më 2016, dhe kjo është e sigurtë prandaj nuk ka kuptim që të mbajmë në mjegull qytetarët sepse kjo nuk ndihmon në asnjë mënyrë askënd”, tha Çollaku për Gazetën Express.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here