Behxhet Pacolli paralajmëron njohjen e shtetit të Kosovës nga Nigeria

0

Para disa ditësh Behxhet Pacolli,kryetari aktual i AKR-së mori pjesë në ceremoninë e marrjes së postit të kryetarit të shtetit të Nigerisë Muhammadu Buhari.Si duket përveç marrjes pjesë në ceremoni,Pacolli bëri edhe lobim për njohjen e shtetit të Kosovës.Në një postim në rrjetin social Facebook Pacolli thotë se zoti Buhari “më siguroi rikonfirmimin e njohjes së Kosovës pasi të formohet qeveria e këtij vendi”.

11393152_10155595594000153_7487419290542024544_n

“Sot u prita në një takim zyrtar me presidentin e sapozgjedhur të Nigerisë, Z. Muhammadu Buhari. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik. Presidenti Buhari, gjithashtu, më siguroi rikonfirmimin e njohjes së Kosovës me gjithë efektet pasi të formohet qeveria e këtij vendi.

Nigeria tani është pa qeveri dhe brenda muajit pritet formimi i qeverisë së re. Këtë javë bëhet dhe betimi i senatorëve. Ministrat zgjidhen nga Presidenti dhe miratohen nga Parlamenti.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here