Behxhet Pacolli ftohet të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Nigerisë Muhammadu Buhari (doc.ftesa)

0

Behxhet Pacolli,kryetar i AKR-së,në një postim në rrjetin social Facebook anoncon se do të marrë pjesë si i ftuar në shtetin afrikan Nigeri,në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur të këtij vendi Muhammadu Buhari.

11180634_10155522021990153_5210634470839333535_n

“Duke më ftuar mua, institucionet nigeriane, më vlersojnë mua, institucionin e ish Presidentit të Kosovës që unë përfaqsoj, por dhe Kosovën tonë!”-thotë Pacolli në postimin e tij.

Ja postimi i plotë:

“Ndihem i privilegjuar që Presidenti i posazgjedhur i Republikës së Nigerisë më ftoi të marr pjesë në ngjarjen solemne të inagurimit të tij në krye të kësaj Republike të fuqishme afrikane. Presidenti Muhammadu Buhari i fitoi zgjedhjet presidenciale në Nigjeri me 2/3 e konsensusit gjithëpopullor. Kundërshtari kryesor i tij ishte Presidenti në shkuarje Goodluck Jonathan, i cili kishte udhëhequr këtë Republikë për dy mandate. Ftesa për mua nga Presidenca e sotme, është dëshmia më e mirë se marrëdhënia ime me Nigerinë nuk ishte me persona, por me shtetin, me institucionet. Duke më ftuar mua, institucionet nigeriane, më vlersojnë mua, institucionin e ish Presidentit të Kosovës që unë përfaqsoj, por dhe Kosovën tonë!

Nigerija e kishte paralajmëruar njohjen e Kosovës që do të jetësohej pas ndërrimit të diplomatëve, gjegjësisht hapjes së përfaqësive diplomatike në Abuja dhe Prishtinë. Qeverija e Nigerisë kishte vendosur në dispozicion edhe një ndërtesë gratis,e cila duhej të renovohet dhe të përdoret për përfaqësi diplomatike të Kosovës në Abuja. Edhe pse unë kisha insistuar shumë që një gjë e tillë të ndodhte, në qeverinë e shkuar askush nuk më mbështeti dhe gjithçka mbeti e papërkryer.

Koleksionistët gjoja formalistë të notave verbale, (dhe që kanë humbur disa syresh Brenda zyrave të shtetit), nuk e kuptojnë diplomacinë moderne. Ata s e kuptojnë se kjo lloj marrëdhënie ndërshtetërore, jo vetëm ekonomike midis Nigerisë dhe Kosovës është më shumë se ajo copë letre që pas ikjes sime nga qeveria, po e kërkojnë me teleskop dhe nuk e gjejnë askund.

Unë do të shkoj në Abuja dhe në mënyrë dinjitoze do ta përfaqësoj Kosovën.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here